Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në spital 62-vjeçari i dënuar me 10 vite burg


Një i dënuan me 10 vite burg ka ndërruar jetë në QSUT.

Viktima është 62-vjeçari Islam Binjaku i cili sipas Drejtorisë së Burgjeve ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiorespirator.

Ai ishte shtruar në reanimacionin e QSUT-së më 31 gusht.

Njoftimi

“I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator. Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.”