Vendosni fjalën kyçe....

6 viktimat e masakrës në Greqi turq, dyshohet se ranë në pritë, urdhri nga brenda burgjeve


Masakra me 6 viktima në Athinë, mund të jetë organizuar nga mafia e burgjeve në një mosmarrëveshje për pazare droge. Ky duket se ka qenë shkaku i masakrës me 6 të vdekur në Artemisa pasditen e së hënës, shkruan media greke.

Të paktën ky duket të jetë skenari mbizotërues për momentin sipas policisë greke, të cilët kanë nisur një gjueti për identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e autorëve të masakrës së paprecedentë. Policia ka nisur të dyshojë për larje hesapesh.

Pretendohet se anëtarët e mafies së burgjeve (shqiptarë apo rumunë) kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme droge e më pas kanë dhënë urdhrin e shfarosjes. Ata e kanë organizuar me kujdes atentatin duke u zënë pritë në zonën ku ndodhi masakra.

Nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga hetuesit mësohet se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave, ndërsa viktimat ndoshta kanë qenë të paarmatosur.

Autorët kanë qëlluar më shumë se 20-25 herë në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit me pistoleta 9 mm, siç duket edhe nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Pesë nga viktimat me origjinë turke dhe jo shqiptare apo rumune, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa shoferi u gjet jashtë saj, me fytyrë poshtë, në një pellg gjaku.

Më pas autorët janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të autorëve dhe bashkëpunëtorëve.

Kërkesa e policisë greke drejtuar Interpolit

Targat gjermane në makinën e viktimave, që mbërritën në vendin e ekzekutimit, janë të rreme dhe të regjistruara.

Policia po përpiqet të kontrollojë përmes Interpolit në rast se do ketë ndonjë informacion të mëtejshëm.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, gjë që po provohet me anë të gjurmëve të gishtërinjve. Deri në mesnatë trupat nuk ishin zhvendosur nga vendi.

Si ndodhi masakra në Artemis?

Masakra ka ndodhur rreth orës 18:30 të së hënës, kur persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur gaz ndaj një makine me targa gjermane, në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Akropolis në Artemisa (Loutsa), ku ndodheshin 6 persona, të gjithë të huaj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Iefimerida