Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur 11-vjeçari në Librazhd, u fut për t’u larë në lumë


Një i mitur ka humbur jetën në Librazhd pasi dyshohet se është mbytur në lumin Rrapin.

Sipas njoftimit, viktima 11-vjeçare me iniciale A.A. banues në Librazhd ka shkuar për t’u larë në lumë.

Trupi i tij është nxjerrë nga zjarrfikësit e policia.

Njoftimi

“Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”