Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e Berishës – “Ngre nga varri” biznesmenin italian dhe e sjell në Tiranë të takohet me Veliajn


Gazetarit Klodian Tomorrit nuk i ka shpëtuar një gafë e ish kryeministrit Berisha, i cili gjatë konferencës për shytp ditën e sotme, deklaroi se biznesmenët Franco Tossi dhe Bruno Presezzi erdhën në Tiranë dhe kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliajn.

Tomorri shkruan se Franco Tossi nuk është njeri por ndërmarrje, pasi si njeri ka vdekur në më shumë se 100 vjet përpara dhe kompania mban veçse emrin e tij.

Ndërkohë edhe për emrin e dytë që përmend Berisha, Tomorri shkruan se Bruno Presezzi është ndërmarrje dhe se biznesmeni quhet Alberto Presezzi, pronar i të dy kompanive në fjalë.

 

Statusi i Tomorrit:

Ja dhe perla e Berishes

Biznesmenet Franco Tossi dhe Bruno Presezzi erdhen ne Tirane takuan Veliajn- thote.

Franco Tosi nuk eshte njeri, eshte ndermarrje. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vjetesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij.

Edhe Bruno Presezzi eshte ndermarrje jo biznesmen. Biznesmeni e ka emrin Alberto Presezzi dhe eshte pronar i te dy kompanive. Edhe franco tosit edhe bruno presezzit.

Verifikoji mire se do te japin prape si ai kitaristi leshverdhe