Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fitore me përmbysje në Letoni, kualifikimi në play-off një hap larg


Partizani ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mundur jashtë fushe letonezët e Valmiera-s.

Vendasit shënuan të parët me brazilianin Gustavo në minutën e 27’.

Me fillimin e së dytës Partizani e rriti lojën duke arritur fillimisht të barazojë me Carën në minutën 58’ e më pas kaloi përpara me Rrapajn në minutën e 76’.

Me fitoren e sotme në transfertë ‘të kuqtë’ kanëhedhur një hap vendimtar për sa i përket kualifikimit në fazën play-off. Ndeshja e kthimit luhet në Tiranë më 17 gusht.