Vendosni fjalën kyçe....

Ndezi zjarr për të djegur tokën, flakët u përhapën dhe shkrumbuan 30 hektarë vreshta dhe dru frutorë, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë


Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Lushnjë pasi ndezi zjarr për të djegur barërat e egra dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me vreshta dhe me dru frutorë.

Po ashtu është shpallur në kërkim një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur 32-vjeçari E.D.

Ai kishte punësuar 19-vjeçarin M. S., për të djegur barërat e egra.