Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet doganieri i Kapshticës, pranga edhe tre personave të tjerë


Në prangat e policisë ka rënë një doganier i pikës Kufitare të Kapshticës pasi akuzohet për  “Shpërdorim detyre”se lejoji kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Në prangat e policisë ka rënë  Lulzim Kodra,  59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, i cili sipas “Panorama” është djali i tezes së deputetit të PS në Pogradec, Ilir Xhakolli.

Po kështu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit me inicialet:  R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç, P. V, 45 vjeç. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *