Vendosni fjalën kyçe....

Tottenham gjen trajnerin e ri


Ange Postecoglou do të jetë trajneri i ri i Tottenham Hotspurit. Kështu ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet edhe zyrtarizimi.

Postecoglu me klubin londinez është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me opsion për vazhdim edhe për një vit të tretë.

Palët tani thuhet se do të nënshkruajnë dokumentet dhe më pas do të njoftohet zyrtarisht nga klubi i Premierligës.

57-vjeçari së fundmi ishte trajner te Celtic.

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Australisë.