Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kosovë/ Pas Uashingtonit reagon ashpër edhe Brukseli: S’pranojmë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm e provokues


Pas reagimit të ashpër të Sekretarit të Shtetit Blinken, lidhur me tensionet në veri të Kosovës, i njëjti qëndrim ka ardhur edhe nga Bashkimi Evropian.

Në një reagim zyrtar BE-ja dënon ashpër përplasje në veri mes policisë së Kosovës e protestuesve.

Brukseli dënon sulmet ndaj misionit civil të BE-së EULEX ndërsa u bën thirrje palëve që të ndërmarrin veprime për zbutjen e tensioneve.

Po kështu në reagim thuhet se s’do tolerohet asnjë veprim i mëtejmë i njëanshëm e provokues.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes dialogut të vërtetë ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së.” – thuhet në reagimin e BE-së.