Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 60-vjeçari në Vlorë


Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim në lagjen e “Ujit të Ftohtë”.

‘Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.‘- njofton policia.