Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon numërimi në Durrës, rikonfirmohet Sako


Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet vendore në Bashkinë Durrës.

Emirjana Sako ka mposhtur kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë Igli Cara me një diferencë prej rreth 9 mijë votash.

Sot është momenti për të falënderuar gjithë ata që na besuan. Është fitore e rëndësishme për Durrësin, sot treguam se mbështesim projektet transformuese për qytetin, mbështesim vizionin e kryeministrit Edi Rama për të vazhduar punët e mëdha në qytetin tonë. E prisnim fitoren, kishim sondazhet tona që i nxirrnin pak a shumë shifrat, por tani është konkretizuar”, tha Sako pas fitores.