Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat te Pediatria në Tiranë, policia: Dyshohet se u vetëplagos efektivi i burgjeve me armën e shërbimit


Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur te parkimi i QSUT-së (zona e pediatrisë). 

Shtetasi Sh.H (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.