Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘mahnitet’ nga oratoria e Rakip Sulit: I vetmi që e kam zili, flet më gjatë së unë


Kryeministri Rama është ‘mahnitur’ nga oratoria e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli i cili rikandidon për t’u zgjedhur më 14 maj.

Gjatë fjalës para mbështetësve të PS-së në mitingun përmbyllës për këtë bashki, Rama tha se ‘Suli është i vetmi orator që ka zili’.

Kreu i qeverisë thaseKamza ka ndryshuar katërcipërisht që kur bashkinë e morën ta drejtojnë socialistët në zgjedhjet e vitit 2019.

“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është i vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakasë do doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje. Ato duan të më mbushin mendjen të votoj për Rakipin, unë jam në Tironë votues jo në Kamëz. Dua të them disa gjëra, e përsëris, jo për ju, as për ata që ndryshimin e Kamzës e kanë parë dhe prekur përditë. Por për shumë të tjerë, që duhet të shohin e të kuptojnë diçka thelbësore që është kuptuar katërcipërisht në Kamëz. Flas për vlerën e votës. Kamza është drejtuar nga të tjerët qysh nga viti 1992, deri në vitin 2019 kur Bashkia e Kamzës nuk pati garë sepse ata u tërhoqën dhe bashkinë e Kamzës filluam ta drejtojmë ne me Rakipin.” – tha ndër të tjera Rama.