Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Kurbini: Majlinda bërtet po bën punën, Behari s’ka shkollë


Kryeministri Edi Rama ishte në Kurbin për të kërkuar mbështetje për të ndërsa nuk la pa përmendur sjelljen e saj duke thënë se bërtet por bën punën.

Nga ana tjetër, përballë saj është kandidati i dyshes Berisha-Meta, Behar Haxhiu, për të cilin Rama tha se nëse e votojnë ata, do i vijë dimri që në maj.

“Tani këta të djathtët çfarë duan. Pse për Beharin do diskutojmë që thotë s’kam shkollë por kam vizion. Majlinda s’është engjëll. Të hidhet në fyt ndonjëherë kur i thua mirëmëngjes. E di, po çfarë të bëjë Majlinda. Apo jeni të kollajshëm ju, se mos jeni tolerant ju. I kam thënë butë, butë. Mirëpo duhet me e pa, ja ku është produkti, këtu kudo ta kthesh kokën sheh që e ka bërë Majlinda me qeverinë. Le të bërtasë, por të bëjë punën. Me Beharin ju vjen dimri që në maj e s’shihni më verë me sy. Dilni me flamuj, gjuani me armë e rrini pa ujë pastaj. Pijani Beharin ujit”, tha Rama.