Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në Durrës e Elbasan e kemi të sigurt fitoren


Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha e konsideron të sigurt fitoren e kandidatëve të tij për Bashkitë Elbasan dhe Durrës.

Madjse sipas Berishës, Edi Rama po e ndjen që kandidatët e “Bashkë Fitojmë” në këto dy bashki po korrin suksese dhe është tronditur.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurtë në fitoren e tyre. Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur.

Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.