Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Shëndetësia falas është mashtrim, rreth 400 mln euro paguhen nga vetë qytetarët


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama po mashtron qytetarët me të ashtuquajturën shëndetësi falas.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se rreth 400 milionë euro paguhen nga vetë qytetarët.

Vasili shkruan se “Scan Intel” ka analizuar koston e shëndetit për shqiptarët, si dhe paratë e shpenzuara drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët, ku nga shpenzimet për shëndetin një pjesë e madhe parash dalin edhe nga xhepat e qytetarëve, ku përfshihen pagesat në klinikat dhe spitalet private, ilaçet, dhe ryshfeti.

 

Postimi:

Mashtrimi me shëndetësinë falas, rreth 400 milionë euro paguhen nga vete qytetaret!

Mashtrimit me shendetesine falas te trumbetuar me te madhe nga Edi Rama i ka dale plotesisht boja.

E kam kundërshtuar me forcë kete mashtrim vulgar te pabazuar ne asnje evidence.

“Scan Intel” ka analizuar koston e shëndetit për shqiptarët, si dhe paratë e shpenzuara drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët.

Nga shpenzimet për shëndetin një pjesë e madhe parash dalin edhe nga xhepat e qytetarëve, ku përfshihen pagesat në klinikat dhe spitalet private, ilaçet, dhe fatkeqësisht edhe ryshfeti.

Anketa e fundit e buxhetit të familjes, mbetet një prej dokumenteve më të rëndësishëm sa i përket statistikave publike.

Anketa e fundit i referohet vitit 2021 dhe tregon se si i ndajnë shpenzimet mujore familjet shqiptare, nga ku rezulton se ato per shëndetin në vit kjo shifër ngjitet pranë rreth 54 mijë lekëve.

Në rast se këtë shifër e shumëzojmë me totalin e familjeve në vendin tonë, rreth 765 mijë të tilla, shifra fiksohet në 41.7 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro qe paguhen drejtpdrejt nga xhepi i qytetareve.

Vetem per shkak te Pandemise qytetaret paguan rreth 270 milion euro nga xhepi.

Pra Shëndetësia falas ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim elektoral sepse realiteti provoi te kundërtën, pra një shtim si kurrë me pare te shpenzimeve te qytetareve.

Prova me e qarte eshte rritja shume e madhe e aktivitetit te spitaleve dhe poliklinikave private.