Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet ‘Portali i Fermerit’, Rama: Fermerët do të fitojnë pavarësinë, çdo çmim në kohë reale


Më prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Bujqësisë, është prezantuar një tjetër produkt i Revolucionit Digjital, ai i Portalit të Fermerit.

Portali i Fermerit mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me këtë aplikacion fermerët do të fitojnë pavarësinë duke marrë të dhëna në kohë reale. Sipas kryeministrit Edi Rama ky portal bën transparencë të plotë edhe të çmimeve dhe fermeri mund të hapë dhe të shohë në çdo kohë se sa janë çmimet, duke shtuar se askush nga grumbulluesit nuk mund ti fshihet realitetit duke bërë zullume.

‘Do të fitojnë pavarësinë nga të gjithë kthesat pengesat pamundësitë, ose edhe nga dezinformomi shtrembërimi i fakteve. Do të fitojnë pavarësisë për të pasur një bazë të dhënash në kohë reale, që të mësojnë nga ajo bazë të dhënash. Thonin se fermerët nuk dinë që të përdorin kompjutera dhe do të ngelen pa aplikuar. Rezultati ishte se patëm më shumë aplikime se çdo herë tjetër. Aplikuesit më të përkushtuar janë ata që janë më larg qendrave urbane, pasi për ta është mënyra e vetme për të pasur akses në një sistem zyrash. Deri në majë të malit kanë shkuar fondet e AZHBR-së falë mundësisë për të aplikuar. Kemi parë situata të vështira për fermerët dhe abuzimi për disa grumbullues dhe ky portal bën transparencë të plotë të çmimeve. Fermeri mund të hapë dhe të shohë se sa janë çmimet. Askush nga grumbulluesit nuk mund t’i fshihet realitetit duke bërë zullume. Subvencionet projektet mbështetjet, ky portal të jep mundësitë që të shikosh se cilat janë rrugët që të bëjnë për të marrë financim. Do jenë gjithmonë e më shumë financime në varësi të asaj që bën tij.’- tha Rama.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në fjalën e saj u shpreh se ky portal është një nevojë e kahershme e sektorit, për të pasur informacion mbi bujqësinë, politik bërjen atj, të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët dhe ata që duan të merren më bujqësinë.