Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron festën e 7 Marsit nga shkolla e tij e fillores: Sfidat e vendit kërkojnë investim në arsim dhe dije


 

Sot me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të urojë nga shkolla e tij ‘Kongresi i Lushnjes’, ku bëri me dije se aty është ulur për herë të parë në bankat e shkollës.

Përveç urimeve për këtë ditë, në postimin e tij, Meta kërkon trajtim sa më dinjitoz për mësuesit, duke shtuar se sfidat që ka përpara vendi ynë kërkojnë një investim të jashtëzakonshëm për arsimin dhe dijen.

Meta i lidhi emocionet e bangave në shkollën Kongresi i Lushnjës, jo vetëm për faktin se është ulur për herë të parë, por edhe pse nëna e tij ka shërbyer si mësuese për 20 vjet.

 

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit dhe nxënësit. Sot lule për mësuesit, e nesër, sa më shpejt, duhet të sigurojmë edhe trajtim dinjitoz për ta!

Është një kënaqësi dhe një emocion i veçantë që sot për 7 marsin t’i uroj gjithë mësuesve dhe pedagogëve t’i uroj kudo Gëzuar festën e mësuesit, gëzuar këtë festë të rëndësishme për kombin tonë, pasi me mësuesin, me pedagogun është e lidhur e ardhmja e vendit tonë, aq më tepër sot kur sfidat që ka përpara vendi ynë kërkojnë një investim të jashtëzakonshëm për arsimin dhe dijen. Për ne vendimmarrësit sot është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, në mbështetje të mirëarsimimit të fëmijëve tanë. Kongresi i Lushnjës është një shkollë që më zgjon emocione të veçanta sepse jo vetëm jam ulur këtu për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe se këtu ka shërbyer si mësuese për 20 vite nëna ime”, deklaroi Meta.