Vendosni fjalën kyçe....

Bayern mposht Mainzin dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë


Bayern Munich ka arritur që lehtësisht të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët në 1/8 e finales së Kupës e eliminuan Mainzin duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Bayerni në pjesën e parë realizoi tri herë përmes Choupo-Moting (17’), Musiala (30’) dhe Sane (44’).

Ndërkohë, në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Anthony Davies në minutën e 83-të.