Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje kome nga dhuna që prej 14 gushtit, Joy Aoko largohet për në Kenia


Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vetëlindjes së saj në Kenia.

Avioni që mbante vajzën nga Kenia, nënën e saj dhe ekipin mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Që atëherë keniania është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Rasti i Joy-it solli në Shqipëri edhe dy zyrtarë kenianë të cilët zhvilluan takime edhe me zyrtarë të policisë lidhur me rastin e të 22-vjeçares.

Deri më tani nga hetimet nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen apo zbardhjen e saj.