Vendosni fjalën kyçe....

14 viktima nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, Kievi nis hetimet


Një hetim është duke u zhvilluar pasi një helikopter u rrëzua në mjegull pranë një çerdheje jashtë Kievit dje, duke vrarë 14 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe një anë e ndërtesës së çerdhes u shkatërrua. Guvernatori i rajonit të Kievit tha se fëmijët dhe stafi kishin qenë në çerdhe kur avioni u përplas me një ndërtesë në Brovary, në verilindje të kryeqytetit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e quajti aksidentin një “tragjedi të tmerrshme” dhe ka bërë thirrje për një hetim penal.

“SBU (Shërbimi Ukrainas i Sigurisë) ka nisur një hetim penal për këtë ngjarje të tmerrshme,” tha ai në fjalimin e tij të natës.

“Kam udhëzuar kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, në bashkëpunim me të gjitha organet e tjera të autorizuara, për të sqaruar të gjitha rrethanat e fatkeqësisë.”

Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte “humbur njerëz që ishin profesionistë, patriotë dhe udhëheqës të besueshëm”. Ministri i Punëve të Brendshme Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yurii Lubkovych janë midis të vdekurve.