Vendosni fjalën kyçe....

Man.Junajtid fiton derbin e qytetit ndaj Man.Sitit


Man.Junajtid ka fituar derbin e qytetit ndaj Man.Sitit në Premier Ligë.

“Djajtë” fituan me përmbysje ndaj “qytetarëve” me rezultatin 2-1.

Grealish hapi sfidën në minutën e 60’ për Sitin, ndërsa rezultatin e barazoi Fernandes në minutën e 78. Përmbysjen e shifrave e realizoi Rashford në minutën e 82’.

Man.Junajtit merr tri pikë të vlefshme që e afrojnë me 1 pikë me Man.Sitin e vendit të dytë.