Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet autori i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në Shërpcë, rezulton pjesëtar i FSK-së


Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen e dy të rinjve të komunitetit serb në Shtërpcë.

Rezulton se shtetasi A.K 33-vjeç të jetë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, u tha në njoftim.

Policia sqaroi se i dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e konfirmoi për opinionin se i përfshiri në këtë rast, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se ai do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi të FSK-së.

Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, shkroi ai.