Vendosni fjalën kyçe....

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën 59-vjeçari


Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në fshati Dajç të Shkodrës.

Një 59-vjeçar duke drejtuar motorçikletën ka humbur kontrollin e saj dhe është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”-njofton policia.