Vendosni fjalën kyçe....

Perëndimi kurrë s’duhet të heqë dorë nga bisedimet me Rusinë – Scholz


Vendet perëndimore nuk duhet të largohen kurrë nga bisedimet me Moskën, pavarësisht se sa të mëdha janë ‘dallimet’ mes palëve, tha kancelari gjerman Olaf Scholz për gazetën gjermane SZ në një intervistë.

Heqja dorë nga çdo bisedim me Moskën vetëm sa do e bënte më të vështirë detyrën për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, beson kancelari.

“Ajo që është e rëndësishme është se, pavarësisht dallimeve të mëdha në pozicionet tona, ne nuk lejojmë që filli i bisedimeve me Rusinë të prishet,” tha Scholz, duke shtuar se “nëse nuk flasim, do kishte edhe më pak gjasa që lufta të përfundojë’.

Kancelari fajëson Moskën për konfliktin e saj të vijueshëm me Kievin dhe tha se është Rusia ajo që duhet të jetë më shtytëse në ndalimin e veprimeve ushtarake. Megjithatë, ai gjithashtu mbron një zgjidhje të arritur pas bisedave mes palëve dhe jo një zgjidhje ushtarake.

Kur u pyet se kur mund të ketë një ‘dritare për bisedime’, Scholz tha se ‘koha në fakt ka ardhur prej kohësh’.

Scholz dhe Putin biseduan me telefon më 2 dhjetor. Sipas Kremlinit, të dy diskutuan ‘pjesë të ndryshme të gjendjes në Ukrainë’.