Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia bën mrekullinë, mund Brazilin e shkon në gjysmëfinale


Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e Botërorit pasi mundi Brazilin me shumë vështirësi pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0 ndërsa koha shtesë u duk se do kualifikonte Brazilin pas golit të shënuar nga Neymar në minutën e 106’.

Megjithatë ballkanasit barazuan tre minuta para përfundimit të shtesës me Petkoviç në minutën 116′ duke e çuar ndeshjen te 11-metërshat.

Në mbrëmje Holanda e Argjentina do përballen në një sfidë tejet delikate ku do vendoset gjysmëfinalisti tjetër i botërorit.