Vendosni fjalën kyçe....

Tirana mund Vllazninë në fund e fiton Superkupën


Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë pasi mundi në finale Vllazninë.

Kryeqytetasit fituan 3-2 me gola të shënuar nga de Souza në minutën 39’, Hasani në minutën 54’ e Xhixha në minutën 90’.

Shkodranët bënë një ndeshje të mirë duke shënuar dy gola me Malën në minutën 8’ e Latifin në minutën 86’.