Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Personi që më goditi agjent i Policisë Kriminale, akt personal i Edi Ramës


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Çuçi e shefin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore Ardi Veliu se janë ideatorët, orkestruesit dhe organizatorët e sulmit ndaj tij në protestë.

Ai tha se 31-vjeçari Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale ndërsa tregoi një dokument mjekësor të shpërndarë në media, sipas të cili agresori vuante nga çregullime psikike.

Berisha theksoi se dokumenti në fjalë është parafabrikat i Edi Ramës për të mashtruar liderët evropianë dhe që tregon se kreu i qeverisë është i përfshirë në aktin e dhunës ndaj tij.

Kreu i PD-së tha se dokumenti në fjalë nuk ka datë dhe është shpërndarë me urgjencë ndërsa shtoi se personi në fjalë është agjent i policisë i përdorur në rrjetet e trafikut të drogës dhe në xhamia.

“Personi është agjent i Policisë Kriminale. Person me disa çregullime, por fakti që zyra e punës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor tregon se bëhet fjalë për diçka të parapërgatitur. Edi Rama duke u përpjekur të tegojë se është dorëjashtë, tregoi se është 10% brenda. Këtu thuhet vërtetim mjekësor për t’u përdorur kudo ku nevojitet, por nuk ka asnjë datë.

Ky dokument tregon se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin e Policisë Kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës. Ky i sëmuri ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si i sëmurë psikik ai s’mund të merrte kurrë rinovim patente. Është akt personal i Edi Ramës, Bledi Çuçit e Ardi Veliut. Shkresa është parafabrikat për të mashtrur liderët evropianë që janë këtu. Shkresa s’ka asnjë datë. Ai është përdorur në rrjetet e trafikur të drogës dhe në xhamia.”