Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesi në shkollën e vjetër të fëmijëve të William dhe Kate shpallet fajtor për shfrytëzim seksual të të miturve


Një mësues në shkollën e mëparshme të fëmijëve të Princit William dhe Princeshës Kate, thuhet se është deklaruar fajtor për shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe shpërndarje të imazheve të pahijshme.

Sipas “Evening Standard”, mësuesi 34-vjeçar Matthew Smith, pranoi se përdorte Telegram-in për të marrë dhe ndarë imazhe seksuale të fëmijëve gjatë katër viteve të fundit.

Mësuesi i shkolluar në Oksford dhe Kembrixh u emërua si zëvendësdrejtor i shkollës së Shën Thomasit në Battersea në shtator të këtij viti, pas një periudhe pesëvjeçare të mësimdhënies në Nepal.

Smith kishte filluar të punonte në këtë shkollë në shtator, kohë në të cilën fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nuk ishin më nxënës.

Fëmijët e Princit dhe Princeshës së Uellsit ndoqën shkollën, ku tarifat janë deri në 25 mijë paund në vit, deri në korrikun e kaluar përpara se të transferoheshin në shkollën Lambrook pranë Ascot.

Sipas gjykatës, Smith u deklarua fajtor për gjashtë akuza – duke përfshirë shfrytëzimin seksual të një fëmije të moshës rreth tetë deri në 10 vjeç.

Smith pranoi dy akuza për shkaktimin e shfrytëzimit seksual të një fëmije midis vitit 2018 dhe nëntorit të këtij viti. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për tre akuza për shpërndarjen e gjithsej 45 imazheve dhe filmave të pahijshëm të fëmijëve që u gjetën në një kartë SD dhe në llogarinë e tij në Telegram.