Vendosni fjalën kyçe....

Keltis Kruja për primaret: Çdo kandidat do ketë akses të barabartë në lista, logjistikë dhe në degët e PD-së


Në një konferencë për mediet, anëtari i KOKOE Keltis Kruja tha se për zhvillimin e primareve në PD, kandidatët do të kenë akses të barabartë në lista e ligjistikë dhe një garë të barabartë. Sipas tij procesi ka si qëllim vetëm fitoren e PD-së në zgjedhjet lokale.

“Në funksion të një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës që ka qëllim kryesor fitoren e PD në këto zgjedhje vendore të 14 majit, kandidatën në gjykimin e Kryesisë së PD, sigurisht edhe nga detyrimet që vijnë në bazë të statutit të PD, të kodit të sjelljes dhe etikës së PD, do të duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi në të cilin të anagzhohen për kontributin maksimal që do japin kësaj partie, për një fushatë pozitive dhe një process të lirë, të ndërshëm dhe të barabartë brenda partisë.

Ky komision do të garantojë pa asnjë përjashtim, aksesin e baravbartë të çdo kandidati në lista, logjistikë, në degët e PD në mënyrë që të kemi një garë të barabartë mes kandidatëve kudo ku kandidoijnë në primare.

Ky proces mbi të gjithë ka për qëllim fitoren e PD në këto zgjedhje vendore dhe për këtë ne do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të barabarta.”- tha Kruja.