Vendosni fjalën kyçe....

Brentford ndal Chelsea, Liverpool fiton ndaj West Ham


Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në udhëtim ndaj Brentfordit në javën e 12-të në Premierligë.

Me këtë barazim, tani Chelsea shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e katërt, shtatë më pak se Arsenali.

Në ndeshjen tjetwr Liverpooli e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.

“Reds” triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj West Ham, në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të, kur Darwin Nunez realizoi me kokë, pas krosimit nga Tsimikas.

Me këtë fitore, Liverpooli tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë, 11 më pak se lideri Arsenali.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i 13-ti me 11 pikë të grumbulluara nga po aq ndeshje të luajtura.