Vendosni fjalën kyçe....

Efektiviteti i vaksinës Moderna bëhet negativ brenda muajve – Studimi


Efektiviteti i vaksinës së Moderna për COVID-19 kundër infeksionit bëhet negativ me kalimin e kohës, sipas një studimi të ri që u financua nga prodhuesi i vaksinave.

Efektiviteti i tre dozave – një seri primare dhe një përforcues – kundër infeksionit mbeti mbi 50 për qind pas 150 ditësh kundër BA.1, një nënvariant i variantit të virusit Omicron, vlerësuan studiuesit.

Megjithatë, kundrejt llojeve më të fundit, duke përfshirë BA.5 aktualisht dominant, efektiviteti u kthye negativ. Kundrejt BA.2, BA.4 dhe BA.5, efektiviteti doli negativ pas 150 ditësh; kundrejt BA.1.12.1, efektiviteti u kthye negativ pas 91 ditësh.

Efektiviteti negativ do thotë që një person i vaksinuar ka më shumë gjasa të infektohet me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, sesa një person i pavaksinuar.

Studiuesit e Moderna dhe Kaiser Permanente, të cilët kryen studimin, zbuluan gjithashtu se njerëzit që morën tre doza Moderna kishin më shumë gjasa të infektoheshin në krahasim me njerëzit që morën vetëm dy doza.

Studiuesit thanë se ata u përpoqën të reduktonin paragjykimet e mundshme duke ndërmarrë veprime të tilla si përshtatja për sëmundjet shoqëruese. Ata thanë se disa nga vlerësimet negative të efektivitetit ‘mund të jenë për shkak të sjelljeve të rrezikut të ndryshëm midis individëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar kur mbrojtja nga antitrupat bëhet minimale’.

Hung Fu Tseng, një studiues në ‘Kaiser Permanente Southern California’ dhe autor i studimit, nuk pranoi të jepte prova për deklaratën ose të komentonte për vlerësimet negative të efektivitetit.

Zyrtarët e Moderna nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Ndërsa studiuesit vlerësuan se vaksina mbetet mbrojtëse kundër sëmundjeve të rënda, ata nuk i ndanë vlerësimet e efektivitetit sipas kohës që nga vaksinimi.

Një sërë studimesh dhe analizash të tjera kanë zbuluar se efektiviteti i vaksinave kundër COVID-19 bëhet negativ me kalimin e kohës, duke përfshirë një studim që vlerësoi se mbrojtja për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç u kthye negative pas 18 ose 20 javësh, dhe një analizë të të dhënave nga

Programi i testimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që vlerësoi se mbrojtja doli negative rreth gjashtë muajsh.

Studiuesit suedezë në shtator arritën në përfundimin se efektiviteti u kthye negativ brenda disa muajsh.

CDC vazhdon të rekomandojë vaksinimin për pothuajse çdo person të moshës 6 muajshe e sipër.