Vendosni fjalën kyçe....

Grevat bllokojnë rafineritë franceze


Greva në kompaninë franceze të energjisë TotalEnergies kanë mbërritur në ditën e shtatë, duke ndërprerë furnizimet tashmë të tendosura të energjisë dhe mund të vazhdojnë, tha një përfaqësues i sindikatës CGT për Reuters.

Dorëzimi i produkteve të naftës dhe rafinimi janë ndalur në të gjithë Francën pasi katër objekte të TotalEnergies, përfshirë rafinerinë që prodhon 240,000 fuçi në ditë Gonfreville në Normandi, u goditën me greva.

Ndërsa sindikata nuk ka vendosur ende nëse do vazhdojë grevën e Gonfreville, objektet në La Mede, Feyzin dhe Cote d’Opal mbeten të ndaluara, sipas delegatit të sindikatës së Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT), Thierry Dufresne.

“Ndikohet rafinimi, me përjashtim të Donges, i cili po funksionon normalisht.” – tha ai.

Greva, e cila po pengon produktet e rafinuara të largohen nga vendet e TotalEnergies dhe një nga depot e saj të karburantit, është pjesë e një aksioni mbarëkombëtar shumësektorial. Të goditur nga inflacioni i paprecedentë, rritja e kostos së jetesës dhe të zemëruar për reformën e planifikuar të pensioneve, e cila përfshin një rritje të moshës së pensionit, punonjësit e sektorit të energjisë po kërkojnë paga më të larta.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, grevat e tanishme kanë ndërprerë tashmë më shumë se 60% të kapacitetit të rafinimit, ose 740,000 fuçi në ditë dhe mund të ndikojnë edhe më shumë në sektorin energjetik francez.

TotalEnergies pretendon se mbylljet nuk do shkaktojnë mungesë karburanti, për shkak të stoqeve të mjaftueshme. Megjithatë, prodhuesi kryesor i sheqerit në vend, Tereos, tha javën e kaluar se duhej të ngadalësonte prodhimin pasi nuk arriti të merrte karburant nga rafineria.

Grevat goditën gjithashtu dy fabrika të naftës dhe petrokimike Exxon Mobile, duke e detyruar kompaninë të zvogëlojë furnizimet e prodhimeve të rafinuara për klientët për gati dy javë.