Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet nga hakerat Agjencia Evropiane e Barnave, marrin akses në dokumentet e vaksinës kundër Covid-19


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se është goditur nga një sulm kibernetik dhe janë arritur dokumentet në lidhje me një vaksinë kundër Covid-19.

EMA po punon për miratimin e dy vaksinave kundër Covid-19, të cilat pritet të përmbyllen brenda disa javësh.

Siç shkruan BBC, EMA nuk dha ndonjë detaj mbi natyrën e sulmit kibernetik por vetëm tha se kishte  nisur një hetim i plotë.

Një zëdhënës i agjencisë tha se ajo ishte akoma “funksionale“.

Megjithatë, kompania BioNTech, në një deklaratë të botuar në faqen e saj në internet, tha se ishin aksesuar dokumentet për vaksinën e saj.

“Sot, ne u informuam … se agjencia ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me paraqitjen rregullatore për kandidimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech për Covid-19, BNT162b2, e cila është ruajtur në një server të EMA-s, ishte aksesuar në mënyrë të paligjshme.”- thuhet në njoftimin e cituar nga BBC.

Kompania e BioNTech tha se sulmi kibernetik nuk pritej të ndikonte në afatin kohor për rishikimin e vaksinës.

EMA autorizon përdorimin e ilaçeve në të gjithë Bashkimin Evropian. Ajo po përpiqet të vendosë nëse vaksina e Pfizer dhe e BioNTech, e cila sapo ka filluar të dalë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tjetër e Moderna-s janë të sigurta për t’u përdorur në vendet e BE-së.

Nuk është e qartë nëse dokumentet e Moderna-s janë arritur gjithashtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *