Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në banesën 2-katëshe në Tiranë, kati i parë ishte dyqan


Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një ndërtesë dy katëshe në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugen Siri Kodra, ku lënda plasëse u vendos në biznesin e 60-vjeçarit Remzi Ponari. Në katin e parë të banesës Ponari kishte një dyqan ku shiste xhama.

 “Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Siri Kodra’, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”- thotë Policia.