Vendosni fjalën kyçe....

E habitshme, përplasen gjatë manovrave dy anijet gjigante me mijëra turistë në bord (Video)


Një video tregon një anije të madhe turistike që përplaset me një mjet të ngjashëm gjatë manovrave në portin e ishullit meksikan Cozumel në Karaibe.

Mbi 7,000 turistë ishin në anijet në fjalë. Pamjet tregojnë pjesën e përparme të anijes gjigante duke u përplasur me pjesën e pasme anijes tjetër. Gjashtë persona morën lëndime të lehta gjatë incidentit.

Pjesa tjetër e pasagjerëve, të cilët ishin duke ngrënë mëngjes në atë kohë, mbetën të habitur nga përplasja e fortë.

Dy anijet masive të kombinuara së bashku mund të mbajnë më shumë se 5000 turistë dhe mbi 2000 anëtarë të ekuipazhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *