Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Sarandë, policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes të 41-vjeçarit


Foto nga vendi i ngjarjes | Syri.net

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Sarandë ku pas sherrit me mjete prerëse humbi jetën 41-vjeçari Klodian Bakiaj, banues në Tepelenë.

Policia njofton se autor i dyshuar është shetasi Xh.T 24-vjeç banues në Laç.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 në Sarandë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.