Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari shpërndan karikaturën që shfaq George Sorosin dhe dinastinë Rothchild si armiqtë kryesorë të Trumpit


Aktivistja konservatore në SHBA, Evi Kokalari ka shpërndarë një karikaturë ku shfaqen armiqtë kryesorë të ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Në karikaturë shfaqen Xhorxh Soros dhe dinastia Rothchild nga njëra anë dhe Trump përballë si pastrues i “moçalit”.

Në karikaturë shihen edhe institucionet shtetërore të SHBA-ve si FBI e CIA të cilësuar si kundërshtarë të Trump.

Para disa ditësh FBI bastisi një nga rezidencat e Trump me dyshimet se në të ndodheshin dokumente të klasifikuara sekret dhe tepër sekret që dyshohet se ish-Presidenti i mori nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën 1 vit më parë.