Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet autoambulanca në Tiranë, lëndohet pasagjerja 66-vjeçare


Një autoambulancë është aksidentuar pasditen e sotme në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish-Sheshit “Shqiponja” ku një autoambulancë është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e lënduar pasagjerja që ndodhej në autoambulancë, e cila është dërguar në spital.

“Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit ‘Shqiponja’, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thotë Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.