Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Po të më ftonte Rama në Bruksel do shkoja, por nuk do shtrëngoja duart me të


Mungesa e opozitës në Bruksel apo edhe gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian me rastin e çeljes së negociatave nuk u la pa u vënë re nga të gjithë.

Berisha në një takim në Durrësh u shpreh se nëse Rama do e kishte ftuar për të shkuar në Bruksel, do të shkonte, por nuk do shtrëngonte duart me kryeministrin.

“Prandaj e kam shpallur armik të lirisë së shqiptarëve. Po të më ftonte do shkoja, por ta harrojë se do kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhë.”-tha Berisha.