Vendosni fjalën kyçe....

E zë zetori poshtë gjatë punës, humb jetën 43-vjeçari në Fier


Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Fier pasi zetori me të cilin punonte tokën është rrëzuar në një kanal duke e zënë poshtë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Boçovë ndërsa viktima është identifikuar si Eduard Metushi.

Ky është aksidenti i tretë tragjik i ditës së sotme. Më herët një 56-vjeçare humbi jetën në Kurbin pasi mjeti taksi me të cilin udhëtonte doli nga rruga e u përplas me një mur.

Më herët një 25-vjeçar humbi jetën në Rrugën e Kombit ndërsa bashkëudhëtari u lëndua rëndë pasi mjeti i tyre doli në rruga në Rrugën e Kombit e ra 100 metra në greminë pranë Urës së Kolshit.

Vetëm javën e fundit nga aksidentet e ndryshme kanë humbur jetën shtatë persona.