Vendosni fjalën kyçe....

Financat e Britney Spears nuk do të jenë më nën kontrollin e plotë të babait të saj


“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e kontrolluar të Britney Spears, i cili u titullua “Framing Britney Spears”.

Dokumentari trajton jetën e këngëtares që nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears, shkruan “Daily Mail”.

 

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26-vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Jamie s’do të jetë më personi i vetëm në kujdestarinë e Britney-t, të paktën përsa i përket financave të saj.

Në seancën e fundit gjyqësore është vendosur që babai i këngëtares të diskutojë me kompaninë e shërbimeve financiare për çdo vendim që do të marrë për financat e Britney-t.

Pra, të ardhurat e saj do të jenë gjithashtu në mbikqyrjen e një pale të tretë.

Pas dokumentarit, Britney ka reaguar për herë të parë në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruar:

“Çdo njeri ka historinë e vet dhe mendimin e vet për historitë e njerëzve të tjerë. Mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë se dimë për jetën e dikujt, nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë personi jeton pas kamerave”- ka shkruar Britney.

Gjithashtu, ajo ndau një fragment nga performanca e vitit 2018, me këngën hit “Toxix”.

“Nuk mund ta besoj që kjo performancë e ‘Toxic’ ka ndodhur 3 vjet më parë. Kam dashur gjithmonë të jem në skenë, por kam marr kohë për të mësuar dhe për të qenë një njeri normal. Më pëlqen që thjesht të shijoj gjërat bazike të jetës së përditshme.”

Për herë të parë i dashuri i Britney-t, Sam Asghari, ka folur pas këtij dokumentari për të atin e Britney-t, duke u shprehur se nuk ka aspak respekt për të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *