Vendosni fjalën kyçe....

Franca përgënjeshtron presidentin ukrainas


Presidenti francez Emmanuel Macron ‘asnjëherë’ nuk i ka kërkuar Volodimir Zelenskit të bëjë lëshime territoriale për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm me Rusinë, në kundërshtim me deklaratat e liderit ukrainas, ka këmbëngulur Elysee.

Gjatë një interviste të enjten me median italiane ‘Rai 1’, Zelensky akuzoi Macron se sugjeroi se duhet bërë një përpjekje për të ‘kërkuar një rrugëdalje për Rusinë’ në mënyrë që luftimet në Ukrainë të mund të ndalonin.

“Propozimi për ne që të heqim dorë nga diçka nga sovraniteti ynë për të shpëtuar fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin nuk duket e drejtë që vjen nga disa liderë. Është humbje kohe.” – tha presidenti ukrainas kur u pyet për paralajmërimin e homologut të tij francez se Evropa duhet të shmangë poshtërimin e Putinit.

Presidenca franceze iu përgjigj këtyre pretendimeve të premten, duke këmbëngulur se Macron ‘asnjëherë nuk ka kërkuar lëshime nga Zelensky. Ai gjithmonë ka thënë se u takon ukrainasve të vendosin për kushtet e negociatave të tyre me rusët’.

“Presidenti i Republikës nuk ka diskutuar kurrë asgjë me Vladimir Putin pa marrëveshjen e Presidentit Zelensky.” – shtoi Elysee.

Macron mbetet një nga liderët e paktë perëndimorë që ka vazhduar dialogun e drejtpërdrejtë me Putinin në mes të konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, ai këmbënguli gjithashtu në shtimin e sanksioneve kundër Moskës, duke përfshirë kufizime më të ashpra për energjinë ruse si dhe ka autorizuar dërgesat e armëve në Kiev.