Vendosni fjalën kyçe....

Përdori shkollën 9-vjeçare për fushatë, gjobitet me 100 mijë lekë kryebashkiakja e Durrësit


Gjobitet me 100 mijë lekë kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako. Kjo për shkak se ajo ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit bregdetar për të bërë fushatë për PS-në në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Vendimi është marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili ka gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë të reja edhe drejtorin e shkollës ku u mbajt takimi për fushatën.

“Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të ‘Organizatës Qendresa Qytetare’, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare ‘Armath’ dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor ‘Partia Socialiste e Shqipërisë’.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare ‘Armath’ z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor ‘Partia Socialiste e Shqipërisë’, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.”- thuhet në njoftimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.