Vendosni fjalën kyçe....

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, raportohet për marrëveshjen


E ardhmja e Mbappes ende është e paqartë. Francezi ka dy opsione në tavolinë. Të rinovojë me francezët ose të nënshkruajë me Real Madridin.

Për largimin eventual të tij, PSG tani ka marrë masa. Parisienët raportohet se kanë arritur marrëveshje në princip me Marcus Rashford.

Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Kylian Mbappes, nëse ky i fundit largohet drejt Spanjës.

Rashford është prodhim i akademisë së Manchester Unitedit, por kohëve të fundit nuk ka bindur me paraqitje.