Vendosni fjalën kyçe....

Rama inspekton punimet në Berat dhe i cakton një detyrë kryebashkiakut: Hap Kuranin dhe mbill lule e pemë


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat ku ka marrë pjesë në punimet që po kryhen në kuadër të projektit të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane.

Ai ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Ndërsa inspektonte punimet Rama nuk nguroi të jepte këshilla dhe vërejtet e veta. Ai i ngarkoi Demos një detyrë që në zonën e kopshtit të Xhamisë Mbret, të mbillen peme dhe lule që përmenden në Kuran.

 “Këtu ka nevojë për disa ndërhyrje shumë elegante që të bëhet një zonë ku në mbrëmje të ketë njerëz. Kjo e bën Mangalemin lart që të jetë si koka e nuses në një fustan dasme. Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme.”- tha Rama.