Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Bulqizë, policia jep detajet: Nëna dhe dy fëmijët e saj dyshohet se u helmuan nga gazi


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Bulqizë ku tre anëtarë të një familje janë gjetur të pajetë ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë.

Nëna 40-vjeçe me iniciale R.T dhe dy fëmijët e saj dyshohet se janë gjetur të helmuar.

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.