Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Moska ka vullnet për të mbrojtur kulturën ruse në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska ka “shpirtin dhe vullnetin për të mbrojtur kulturën ruse në Ukrainë”. Këtë deklaratë sipas BBC-së, ai e bëri gjatë një fjalimi televiziv të mbajtur para studentëve në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Narrativa e Kremlinit, e transmetuar përmes mediave pro-qeveritare, është se trupat po luftojnë “nazistët dhe fashistët” dhe po mbrojnë atdheun.

Lavrov tha gjithashtu se bisedimet midis dy palëve ishin “të vështira” sepse sipas tij Ukraina po “ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj”.

Po ashtu ministri rus ishte kritik ndaj sugjerimeve nga Polonia që një mision paqeruajtës të ngrihej në Ukrainë.

“Kjo do të jetë përplasje e drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura ruse dhe NATO-s që të gjithë jo vetëm që janë përpjekur ta shmangin, por kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim.”- tha ai.