Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton ngritjen e një komiteti special: Duhet të përgatitemi për situata ndërprerjesh dramatike të furnizimit me energji e naftë


Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët lidhur me ngritjen e çmimit të naftës në tregun e brendshëm kryeministri Rama tha se lufta në Ukrainë ka çuar në sanksionet ndaj Rusisë që është një nga furnizueset kryesore të BE-së me naftë e gaz.

Kreu i qeverisë shtoi se lufta nuk dihet sa do zgjasë e për këtë arsye Shqipëria duhet të përgatitet edhe me skenare dramatike të ndërprerjes së furnizimit me energji dhe naftë.

Rama njoftoi ngritjen e një komiteti special që do trajtojë problematikën që ka të bëjë me energjinë në vend.

“Askush nuk e di sa do zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte si në luftën tjetër, me armikun e padukshëm, pandeminë që është nuk ka mbaruar. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye do ngremë komitetin special dhe po përgatitemi për situata ndërprerjesh dramatike të furnizmit me energji dhe naftë edhe pse ky është skenari me dramatik. Sepse zëvendësimmi i burimeve që janë plotësuar prej shumë kohësh nga Rusia është shumë i ndërlikuar.  Jemi në kushte lufte edhe pse jo fizikisht këtu. Do bëjmë gjithçka për të zbutur ndikimet dhe me besim do ia dalim siç bëmë me dy tërmetin dhe pandeminë.” – tha Rama.