Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Sulmi në centralin bërthamor mund të rezultonte si gjashtë Çernobilë


Presidenti i Ukrainës Zelensky ka komentuar në një deklaratë për mediet sulmi rus në termocentralin bërthamor duke thënë se mund të kishte shkaktuar një shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

“Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historinë e Ukrainës, historinë e Evropës.”– e nisi ai fjalimin televiziv, sipas BBC-së.

Zelensky tha se Rusia e dinte mirë se çfarë po bënte kur goditi me predha direkt në central dhe e quajti atë një akt “terrori të një niveli të padëgjuar”.

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në vitin 1986?”

Presidenti ukrainas u bëri thirrje rusëve: “dilni në rrugë dhe thoni qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.

Pas sulmeve të mbrëmjes së kaluar, Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth centralit bërthamor.

Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve kundër një “shteti terrorist bërthamor”.